Rreth nesh

Agjensioni i Financimit Shëndetësor (AFSH) është agjencion ekzekutiv i Ministrisë, që realizon të drejtat, obligimet, përgjegjësitë, dhe autorizimet përkitazi me negocimin dhe kontraktimin e shërbimeve nga Lista e shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe Lista e barnave dhe materialit harxhues medicinal, nga institucionet e licencuara shëndetësore në të gjitha format e pronësisë, si dhe grumbullimin e të gjitha mjeteve financiare për këtë qëllim.

Përparësi me rastin e kontraktimit të shërbimeve kanë institucionet e akredituara shëndetësore.

AFSH përcakton skemën stimulative për performancën e profesionistëve shëndetësorë dhe shërbimet përkatëse profesionale në të tri nivelet e kujdesit shëndetësor, të bazuar në kritere objektive dhe transparente të përmbushjes së indikatorëve të vëllimit dhe cilësisë së shërbimeve të kujdesit shëndetësor të përcaktuara me akt nën-ligjor të nxjerr nga Ministria.

Themelimi, organizimi, modalitetet e kontraktimit, dhe funksionimi i përgjithshëm i AFSH rregullohet me akt nën-ligjor të nxjerrë nga Qeveria