Zyra e kryeshefit ekzekutiv

Agjensioni i Financimit Shëndetësor (AFSH) është agjencion ekzekutiv i Ministrisë, që realizon të drejtat, obligimet, përgjegjësitë, dhe autorizimet përkitazi me negocimin dhe kontraktimin e shërbimeve nga Lista e shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe Lista e barnave dhe materialit harxhues medicinal, nga institucionet e licencuara shëndetësore në të gjitha format e pronësisë, si dhe grumbullimin e të gjitha mjeteve financiare për këtë qëllim.

Përparësi me rastin e kontraktimit të shërbimeve kanë institucionet e akredituara shëndetësore.

AFSH përcakton skemën stimulative për performancën e profesionistëve shëndetësorë dhe shërbimet përkatëse profesionale në të tri nivelet e kujdesit shëndetësor, të bazuar në kritere objektive dhe transparente të përmbushjes së indikatorëve të vëllimit dhe cilësisë së
shërbimeve të kujdesit shëndetësor të përcaktuara me akt nën-ligjor të nxjerr nga Ministria.

Themelimi, organizimi, modalitetet e kontraktimit, dhe funksionimi i përgjithshëm i AFSH rregullohet me akt nën-ligjor të nxjerrë nga Qeveria

Lista Esenciale sipas VEN dhe ABC Indikatoreve

 

Arsimi

Dr. Xhevat Ukaj - U.D. Drejtor i Agjensionit të Financimit të Shëndetësisë

Kontakti:
038 - 200 - 24 – 013
xhevat.ukaj@rks-gov.net