Ministri Rrahmani diskuton me përfaqësuesit e Bankës Botërore për reformën – sigurimet shëndetësore

Prishtinë, 15/09/2016 - 15:16

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot në takim menaxherin praktik për Evropë dhe Azi Qendrore-Shëndetësi të Bankës Botërore, z. Enis Barish dhe Menaxherin e misionit të Bankës Botërore-Zyra në Kosovë, z. Marco Mantovanneli me bashkëpunëtorë të tjerë, me të cilët biseduan për implementimin e Projektit të Shëndetësisë Kosovare, financuar nga huamarrja e Bankës Botërore.

Në këtë takim, fokusi i diskutimeve ishte implementimi i reformës shëndetësore në Kosovë, respektivisht funksionalizimi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Ministri Rrahmani i njoftoi përfaqësuesit e lartë të Bankës Botërore për përgatitjet në implementimin e reformës shëndetësore, ngritjen e kapaciteteve  të Agjensionit të Financimit të Shëndetësisë, vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për fillimin e mbledhjes së kontributeve për sigurimeve shëndetësore nga 1 janari 2017, përgatitjet për pakon e shërbimeve shëndetësore që do të ofrohen nga Fondi i Sigurimeve dhe legjislacionin e ri plotësues për implementim të sigurimeve shëndetësore.

 

Përfaqësuesit e Bankës Botërore shprehën gatishmërinë e tyre për vazhdimin e përkrahjes për Ministrinë e Shëndetësisë me qëllim të zbatimit të sigurimeve shëndetësore, duke marrë parasysh përfitimit që do të sjellin sigurimet për qytetarët dhe ndikimin e kësaj reforme në financimin dhe reformimin e shëndetësisë.