Këshilli përgatitor për themelimin e Fondit

Këshilli

Këshilli është organ i themeluar në pajtim me Ligjin për Sigurimin Shëndetësor, i cili kryen punët dhe detyrat e Bordit Drejtues të Fondit, si dhe detyra të tjera deri në themelimin dhe funksionalizimin e plotë të Fondit.

Përbërja e Këshillit

Në pajtim me nenin 37 paragrafi 4 i Ligjit për Sigurimin Shëndetësor, Këshilli përbëhet nga tetë (8) anëtarë:

Ministri i Shëndetësisë ose përfaqësuesi i tij;

Ministri i Financave ose përfaqësuesi i tij;

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale ose përfaqësuesi i tij;

Kryetari ose Përfaqësuesi i Odës së Profesionistëve Shëndetësorë;

Kryetari i Bordit ose Përfaqësuesi i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës;

Kryesuesi ose përfaqësuesi i drejtorateve të Shëndetësisë të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Përfaqësuesi i Shoqatave të Pacientëve;

Kryeshefi i Agjencionit të Financimit të Shëndetësisë ose përfaqësuesi i tij, në rolin e Sekretarit të Këshillit, pa të drejtë vote.

Këshilli mund të emërojë ekspertë vendor dhe ndërkombëtar për mbështetjen e punës së tij për çështje specifike.