Agjensioni i Financimit Shëndetësor

Agjensioni i Financimit Shëndetësor - Agjencioni ekzekutiv nën autoritetin e Ministrisë së Shëndetësisë, para-ardhës i Fondit publik të Kosovës për sigurime shëndetësore, që në emër të shtetit realizon të drejtat, obligimet, përgjegjësitë, dhe autorizimet përkitazi me kontraktimin dhe blerjen e shërbimeve të kujdesit shëndetësor nga institucionet shëndetësore në të gjitha format e pronësisë, si edhe grumbullimin e të gjitha mjeteve financiare të Fondit për këtë qëllim, deri në themelimin e Fondit me këtë ligj.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Agjencionit të Financimit Shëndetësor përcaktohen me Ligjin Nr. 04/L-125 për Shëndetësi dhe Ligjin Nr. 04/L–249 për Sigurime Shëndetësore, legjislacionin përkatës në fuqi, dhe përfshijnë këto funksione:

Propozon dhe zbaton politika dhe ligje relevante për sistemin shëndetësor, të lidhura me sigurimin e shërbimeve shëndetësore, sipas Nenit 56 të Ligjit për shëndetësi si dhe harton, miraton dhe zbaton akte juridike;

Grumbullonnë mënyrë efektive të gjitha mjetet financiare nga kontraktimi i shërbimeve të kujdesit shëndetësore nga institucionet shëndetësoredhe zbaton pagesën e ofruesve të shërbimeve shëndetësore sipas obligimeve kontraktuale të AFSH;

Përcakton skemën stimulative për performancën e profesionistëve shëndetësorë dhe shërbimeve përkatëse profesionale në të tri nivelet e kujdesit shëndetësor si dhe propozon dhe analizon indikatorët relevant në sistemin unik dhe të integruar me sistemin e informimit shëndetësor;

Përcakton dhe modifikon kriteret e hartimit te Listës së shërbimeve të kujdesit shëndetësor themelor dhe Listës së barnave dhe materialit shpenzues medicinal;

Propozon dhe zbaton Listën e shërbimeve të kujdesit shëndetësor themelor dhe Listën e barnave dhe materialit shpenzues medicinal , në pajtim me nenin 59 të Ligjit për Shëndetësi;

Siguron ofrimin e shërbimeve shëndetësore, mbështetur në kontratat për performancë, përmes negocimit, kontraktimit dhe pagesës së performancës për shërbime shëndetësore nga Lista e shërbimeve të kujdesit shëndetësor themelor dhe Lista e barnave dhe materialit shpenzues medicinal duke monitoruar zbatimin e kontratave me institucionet shëndetësore;

Krijon, zhvillon dhe mirëmban sistemet e teknologjisë informative për funksionimin e AFSH/Fondit të Sigurimeve Shëndetësore;

Planifikon dhe zbaton funksionimin e qëndrueshëm të AFSH, përfshirë menaxhimin financiar të fondeve të AFSH; Administrimin e personelit, trajnimin, zhvillimin e stafit dhe agjencionit; përfshirë komunikimin me shfrytëzuesit e shërbimeve shëndetësore, përmes informimit të popullatës për skemën e sigurimeve shëndetësore, të drejtat, përfitimet dhe përgjegjësitë; marketingut social dhe shqyrtimit të ankesave.

 AFSH është agjencion i pavarur i administratës shtetërore.

AFSH ka statusin e personit juridik publik, me seli në Prishtinë.

AFSH mund të themelojë organe vartëse komunale.

Ministria e Shëndetësisë deri në themelimin e Fondit të Sigurimeve shëndetësore, sipas nenit 55.2 të Ligjit për Shëndetësi, mbikëqyr AFSH dhe është përgjegjëse për monitorimin dhe evaluimin e skemës së përgjithshme dhe rregullativës, derisa AFSH kontakton direkt me ofruesit e shërbimeve dhe konsumatorë.