Qeveria miratoi vendimin për fillimin e mbledhjes së premiumeve për Sigurime Shëndetësore nga 1 janari 2017

Prishtine, 11/08/2016 - 10:56

Ky vendim i Qeverisë vie pas kërkesës së bërë ditë më parë nga Këshilli Përgatitor për Themelimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Këshilli kishte kërkuar ditë më parë që Qeveria të miratojë fillimin e mbledhjes së premiumeve, siçështë përcaktuar në Ligjin nr. 04-L-249 për Sigurime Shëndetësore, pas plotësimit të parakushteve për zbatimin e sigurimit shëndetësor të obligueshëm.